Lajme

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë kundër Shpend Ahmetit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e ka dhënë versionin final rreth heqjes së fotove të Gjergj Kastriotit dhe Elena Gjikës nga një shkollë fillore në Kryeqytet. Ka thënë se i kanë kërkuar drejtorit të shkollës që menjëherë fotot të rikthehen. Veç kësaj, Drejtoresha ka kërkuar edhe largimin orëve të vendosura nga agjencia turke, TIKA.

Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, s’e kanë thënë të njëjtin version për atë çfarë ndodhi me portretin e Skënderbeut dhe Elena Gjikës në një shkollë fillore në Prishtinë.

Nagavci, më 18 gusht, kishte se ishin hequr fotografitë e Skënderbeut dhe Elena Gjikës për shkak se dhomat ku ishin të vendosura këto portrete po rinovoheshin. Mirëpo, pastaj kanë kërkuar rivendosjen e tyre dhe heqjen e orëve me flamuj të Turqisë.

“Sa për njohuri, punët që janë kryer në njëmbëdhjetë klasë kanë qenë donacion nga organizata “Tika” dhe kjo është bërë me kërkesë të drejtorit të shkollës dhe me aprovim të Këshillit Drejtues të shkollës, kurse gëlqerosja e hapësirës tjetër të shkollës është bërë nga ana e Komunës së Prishtinës. Gjithnjë sipas drejtorit, në shkollë fotografitë e Skënderbeut kanë qenë të vendosura në sallën e mësimdhënësve dhe në hollin e shkollës, kurse në dhomat e mësimit kanë qenë të vendosura fotografi të Elena Gjikës. dhe të njëjtat janë hequr përkohësisht për shkak të gëlqerosjes së mureve”, ka sqaruar Drejtoresha Nagavci.

“Në bazë të kompetencave tona, kërkuam nga drejtori i shkollës që menjëherë të gjitha fotografitë e Skënderbeut dhe të Elena Gjikës të rivendosen në vendet e tyre si dhe të hiqen orët e vendosura”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, një ditë pas reagimit të Nagavcit,, Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës, kishte dhënë version tjetër për këtë rast. Ka deklaruar se asnjë portret i Skënderbeut dhe as Elena Gjikës s’është larguar nga Shkolla.

“ASNJË fotografi e Skënderbeut nuk është larguar, dhe ASNJË fotografi e Elena Gjikës nuk është larguar”, ka shkruar Kryetari i Prishtinës.

Koordinatori i zyrës së TIKA-s në Prishtinë, Eyüp Yavuz Ümütlü, ka deklaruar për AA se Skenderbeu as që ka ekzistuar në shkollën “Elena Gjika”.

Ndërkohë, ka treguar se kanë përpos ndihmave të tjera kanë restauruar edhe shtatë xhami nëpër Kosovën.

“TIKA që nga themelimi në vitin 2004, ka realizuar rreth 500 projekte, ku vetëm 7 prej tyre janë restaurimi i xhamive. Përveç këtyre, TIKA ka realizuar më shumë se 100 projekte arsimore, dhjetëra projekte shëndetësore, bujqësore e kulturore. Duke bërë realizimin e kaq shumë projekteve në fusha dhe vende të ndryshme, populli i Kosovës dhe zyrtarët përkatës e dinë mjaft mirë realitetin”, u shpreh Ümütlü.

Ky zyrtar i Qeverisë turke ka dhënë edhe versionin e tij se pse është problematizuar vendosja e orëve me flamurin tuk në objektin e një shkolle në Kosovë. Ka thënë se problemi qëndron se dikush frikësohet pse Erdogan është kaq shumë në zemrat e shqiptarëve të Kosovës.

“Problemi qëndron në pyetjet se ‘Pse Turqia po bëhet më aktive në këtë rajon’, ‘Pse Presidenti jonë është në zemra të kaq shumë njerëzve’. Për ta penguar këtë, po mundohen ta realizojnë një operacion të imponimit të perceptimeve të tyre dhe një fushatë të shpifjeve, si për Presidentin tonë, ashtu edhe për TIKA-n dhe për institucionet tona të ndryshme. Por ata që na njohin nga afër e dinë mjaft mirë që ky operacion nuk ka pasur sukses në opinionin publik”, u shpreh Ümütlü.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*