Sport

Draxler kërkon transferimin tek Barcelona

Pas ardhjes së Neymar dhe Mbappe, Julian Draxler nuk e ka të sigurt vendin e titullarit tek skuadra e Paris Saint- Germain. Për këtë arsye talenti gjerman kërkon të largohet nga parizienët.

Mesfushori gjerman pret transferimin te Barcelona në vitin 2018, raporton “Don Balon”.

Draxler ishte pranë largimit nga Franca gjatë afatit kalimtar të verës por në fund mbeti te skuadra e pasur nga Parc des Princes.

Ai ende nuk ka humbur shpresën për largim nga PSG dhe dëshiron kalimin te Barcelona.

Komentoni