Lajme

Dr. Lec Leci, mjeku që shëroi plagët e luftëtarëve të lirisë

Sot 18 vjet nga rënia heroike e doktor Lec Gradicës Sot kujtohet rënia e dëshmorit të kombit, Lec Gradica, mjeku i luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës. Dr.Leci ishte ndër të parët që u kyç në luftën çlirimtare qysh në ilegale duke ofruar ndihmë profesionale. Ai ishte pjesë e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Zonën Operative të Drenicës, kuadri mjekësorë. Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore. Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe.

Dr. Lec Leci, mjeku që shëroi plagët e luftëtarëve të lirisë

Me 24 shtator kujtohet 18 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Lec Gradica, mjeku i luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës.
Dr.Leci ishte ndër të parët që u kyç në luftën çlirimtare qysh në ilegale duke ofruar ndihmë profesionale.

Ai ishte pjesë e Brigadës 114 në Zonën Operative të Drenicë, kuadri mjekësorë.
Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore.

Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe.

Dr. Lec Leci u lind me 27.05.1954 në Gradicë komuna e Drenasit, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Diplomoi në fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si student i dalluar, vazhdoj studimet post diplomike duke specializuar Mjekësinë e Përgjithshme. Duke u nisur nga historiografia shqiptare, kjo familje ka dhënë shumë dëshmore për këtë liri që e kemi tani. Dr. Lec Leci ishte stërnip i Lec Gradices që me mburrje e krenari kishte të trashëguar emrin tij.

Gjyshi i Dr Lecit-Lec Gradica u dallua në betejat kundër pushtuesve turq, serb, bullgar, malazez.

Në delegacionin e udhëhequr nga Isa Boletini, për në Vlorë me 1912 në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë merr pjesë edhe Lec Gradica së bashku vëllain Rexhepin dhe disa kushërinjtë si dhe shumë bashkëluftëtar nga Drenica e me gjerë.

Me pushtimin e trojeve tona nga Bullgarët me 1915, rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi, në këtë rezistencë te armatosur në territorin e Drenicës një rol te rëndësishëm kishte Lec Gradica.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kjo familje vazhdoi rezistencën kundër pushtuesve serbë, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme.

Ne vitin 1918, pas tri ditë luftimesh në vendin e quajtur të Mali i madh në fshatin Gradicë, ra në altarin e lirisë Lec Gradica. Varri i Lec Gradicës sot gjendet në fshatin Polac të Skenderajt.

Lufta për mbrojtjen e trojeve tona etnike shqiptare vazhdoi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, po nga trungu i kësaj familje do të kemi, dëshmorët e kombit shqiptar, Halimi dhe Beqiri (të rënë në vitn 1924 në fshatin Likoshan bashkëluftëtar te Azem Bejtes ), Milazimi (i rënë në Luftën e Dytë Botërore në kohën e Mehmet Gradicës).

Shteti Shqiptar me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, iu ndau Mirënjohje Familjes Leci në shenjë nderimi, Lec Gradica për kontributin e dhënë u shpall dëshmor i Kombit.

Edhe gjatë luftës së fundit- UÇK-së kjo familje dha kontribut të madh duke ju bashkuar radhëve të saj . Kushtrimit të atdheut iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të mira të popullit Dr. Lec Gradica është ndër mjekët e parë të Drenicës, qysh në ilegalitet kishte kontakte me ushtarët e UÇK-së duke i ofruar ndihme mjekësore atyre gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese, kur u dëgjuan krismat e para në Drenicë në shkurt të vitit 1998 në betejën e Likoshanit dhe Qirezit iu erdh në ndihmë kësaj treve.

Lufta po merrte hov dhe nevojitet aktivizim i gjithmbarshëm Dr. Leci vendoset në vendlindjen e tij ne Gradicë. Ku menjëherë u gjend në gatishmëri për ndihme UÇK-se dhe popullsisë, fillimisht ne oden e babait te tij –Bislimit, ku shëroj shume te plagosur së bashku me te shoqen e tij Eminen si dhe mjek te tjerë qe vinin here pas here ne Gradicë. Duke pare qe nevojat shtoheshin dhe oda e tij ishte shume e vogël për te ardhur ne ndihme atyre qe kishin nevoje Dr. Lec Gradica kalon ne shkollën fillore ne Gradice ne te cilën me ndihmën e familjes se tij si dhe te bashkëvendëseve e themeloj Spitalin Ushtarak.

Dr Leci i përkrahur edhe nga bashkëluftëtaret e tij Komandanti Fehmi Lladrovci dhe shumë bashkëluftëtar, bashkëvendës e shumë te tjerë bëri spitalin ushtarak në këtë shkolle për ti dal ne ndihme territorit te Drenicës dhe me gjere ,krijoj kontakte edhe me disa organizata të jashtme si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mjeket pakufi etj. ….të cilët ofruan ndihmën e tyre në vizita të kohëpaskohshme me përkrahje edhe nga mjek të tjerë qe kishin ardhur nga anët e ndryshme te vendit ,u bënë shume ndërhyrje kirurgjike te suksesshme .

Dr. Leci ishte i veçantë edhe pse ishte specialist i mjekësisë se përgjithshme ai ne lufte kishte rolin e kirurgut në shërimin luftëtarëve te lirisë , etika e tij profesionale e bëri që të merrej edhe me lindjen e nënave – gjatë kësaj kohe u linden mbi 300 fëmijë. Kjo ishte një barrë shume e madhe për të ,qe ti përgjigjej të gjitha kërkesave edhe pjesëtarëve te UÇK-së edhe popullatës civile, por çdo herë ishte i gatshëm  dhe i pa lodhur për të dhënë ndihmë mjekësore ku do që kërkohej.

Shtatori i vitit 1998 ishte muaji i kulminacionit të ofensivës gjakatare në malet e Qyqavicës ku kishte të strehuar edhe nga anët e ndryshme të Kosovës.

Pas rezistencës dhe rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci si dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, forcat serbe ia mësynë edhe Gradicës ku gjendej spitali ushtarak- Dr Leci si dhe shumë jetë të ushtarëve të plagosur u vënë rrezik duke u granatuar.

Dr. Leci së bashku me stafin e tij mjekësor , së pari i larguan të plagosurit në një vend më të sigurt në male të Qyqavices, pastaj edhe vete ishte prezent në po këto male, 24 shtatori Dr Lecin e gjeti në krye te detyrës përreth pacienteve dhe luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavices ,që nuk u nda për asnjë moment duke i mbetur besnik parimeve të Hipokratit.

Ai qëndroi duke u flijuar për idealin më te shtrenjtë të atdhedashurisë .

Shteti i Kosovës për kontributin e dhënë ka ndarë shumë mirënjohje familjes LECI, falënderime si dhe u emërua Batalioni i 40-të i mjekësisë me emrin Dr. Lec Leci Gradica, ka edhe rruge në qytete të ndryshme me emrin e Tij, gjithashtu kënduan edhe shumë këngë për Dëshmorin

Përkushtimi dhe vepra e tij ,sidomos vdekja heroike që bëri janë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vinë se si duhet të punohet dhe te veprohet për të shtrenjtin atdhe, LAVDI.

Ajet LECI

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*