Lajme

Dr Hasan: Zhvillimi i hovshëm teknologjik, po e ndryshon mënyrën tonë të jetesës

Profesori i Universitetit “Staffordshire”, të Britanisë së Madhe, njëherësh edhe pjesë e Institutit kërkimor brenda këtij universiteti, dr Mohammad Hasan ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike të nivelit bachelor në UBT. 

Gjatë kësaj ligjërate u trajtua tema: “Shpikjet inovative në ndërveprimin në mes njeriut dhe kompjuterit”, me ç’rast për studentët u prezantuan disa nga shpikjet e fundit teknologjike, që janë rezultat i punës së përbashkët mes njerëzve dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike, duke përfshirë makinat e mençura, robotët kontrollues të trupit, rripi që i parashikon sulmet në zemër, orët e mençura, asistentet personale digjitale, televizionet manekinet e mençura, televizorët transparentë etj., shpikje të cilat sipas dr Hasan, pritet që së shpejti ta ndryshojnë mënyrën e funksionimit të botës.

“Ne jemi dëshmitarë se teknologjia po përparon me hapa të shpejtë dhe me këtë ritëm, të gjitha gjërat abstrakte që i kemi parë nëpër filma, shumë shpejt do të bëhen realitet i jetës sonë”, vlerësoi ai. 

Kjo ligjëratë është rezultat i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, teksa UBT po synon të zgjeroj edhe më tutje bashkëpunimin, në mënyrë që studentët të vazhdojnë studimet në Universitetin “Staffordshire”, falë bursave të ndryshme, që do të ndahen për këtë qëllim. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*