Dr. Florin Ramadani: Mbajtja e suksesit më i vështirë se arritja e suksesit

Të rinjtë të cilët dëshirojnë të depërtojnë në arenën ndërkombëtare duhet ta kenë primare respektimin e punës, dëshirë për të fituar dijeni, e mos të jetë në rend të...

Të rinjtë të cilët dëshirojnë të depërtojnë në arenën ndërkombëtare duhet ta kenë primare respektimin e punës, dëshirë për të fituar dijeni, e mos të jetë në rend të parë vetëm përfitimi material. Kjo është porosia që dr. Florin Ramadani ka për të rinjtë, të cilët dëshirojnë të depërtojnë në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës.

“Asnjë njeri shumë i ditur nuk ka mbaruar si i pasur, por si i ditur. Kërkohet insistim dhe mos humbje durimi, pasi që suksesi nuk arrihet aq lehtë”, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, dr. Ramadani, i cili është zv. i parë i shefit të Departamentit të Traumatologjisë, udhëheqës i Ambulancës Specialistike të Kirurgjisë së Gjurit dhe Shputës në Wels të Austrisë, dhe po ashtu edhe shef i Departamentit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në këtë intervistë, dr. Ramadani flet edhe për dëshirën e tij, për tu kthyer në Prishtinë, jetën që bënë ai mes Welsit, Prishtinës e Tetovës.

“Sa i përket kthimit tim definitiv për të kontribuar, unë edhe para shume kohësh i kam ofruar QKUK-se kontributin tim, posaçërisht në mbajtjen e ligjëratave, ushtrimeve dhe ngritjen e nivelit, por deri tani nuk kam pas ndonjë iniciativë konkrete. Natyrisht, jam shume i hapur dhe shumë i interesuar në këtë drejtim. Mund të them se shumë ortoped nga QKUK-ja, kanë qenë tek unë në trajnime në Austri”, ka shpjeguar për Kosova Info, dr. Rramadani.

Ai ka shtuar se arritja e suksesit është e lehtë poqë se ke ambicie për sukses, dhe krahas vështirësive të gjitha harrohen.

“Mbajtja e suksesit është shumë e vështirë e posaçërisht në këto ditë, kur konkurrenca në botë është rritë dukshëm, ku duhet te jemi në përditësim të vazhdueshëm me të gjitha risit, e kjo kërkon punë të vazhdueshme profesionale, posaçërisht në atë akademike”, ka veçuar dr. Ramadani.

Kosova Info: Dr. Florin, njiheni ndër mjekët më të suksesshëm në Austri, pikërisht në Klinikën e Welsit. Sa ka qenë i vështirë rrugëtimi juaj në profesionin tuaj , deri këtu ku keni ardhur?

Dr. Florin Ramadani: Ardhja në Austri ishte një farë detyrimi për t’i ikur situatës së atëhershme, kur regjimi i Millosheviqit e bëri të pamundur për të punuar në atë kohë në QKUK.

Rrugëtimi dhe ardhja ime në Austri, ishte një sfidë shumë e madhe, dhe më shumë peripeci. Kjo për shume arsye, si ikja nga atdheu, largim nga familja në një shtet tjetër, gjermano-folës. Kurse, unë atëherë nuk dija asnjë fjalë gjermanisht. Pas shumë peripecive, dhe fillimit të punës me kontratë të përkohshme si ndihmës në sallë, iu nënshtrova nostrifikimit, të cilën e bëra në një afat shumë të shkurtër dhe kështu hapa rrugën për të punuar në profesionin tim.

Atë herë fatkeqësisht edhe për vete mjekët vendas, ishte vështirë të inkuadrohesh në punë , por kisha një besim të fortë se do të arrija sukses.

Kështu edhe ndodhi, që pas disa muajsh të tërë fillova të punoj si mjekë i përgjithshëm, dhe pas një afati shumë të shkurtër fillova të bëjë specializimin e Traumatologjisë nën udhëheqjen e Univ. Doz. Dr.Orthner Ernst, i cili insistoi që të fillojë me punë tek ai, krahas listës së pritjes prej 18 mjekëve për atë vend.

Pra, këtij njeriu të madh, sot një korife i Kirurgjisë së Shputës botërore, i falënderohem për atë që bëri për mua. Një respekt të posaçëm për të gjithë atë që kam arritur në profesionin tim, e kanë prindërit e mi babai im prof. Feim Ramadani, dhe nëna ime Ramizja, të cilët më kanë bërë mbështetjen më të madhe, e që vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.

Kosova Info: Jeni shqiptari i vetëm në këtë Klinikë. Sa ju ka lehtësuar rrugën shqiptarëve tjerë në profesionin e mjekut, që të arrijnë më lehtë aty ku dëshirojnë, pasi që jeni Ju, një shemb edhe për shqiptarët tjerë?

Dr. Florin Ramadani: Unë nuk jam i vetmi mjek shqiptarë tash në Klinikën e Welsit, edhe pse gati 17-18 viteve, kam qenë vetëm unë. Tash kemi edhe disa mjek të rinj shqiptarë në këtë Klinikë, gjithsejtë përafërsisht katër sosh.

Kosova Info: Dr. Florin, përpos familjes tuaj, a keni patur përkrahje nga dikush tjetër në rrugëtimin tuaj drejt këtij suksesi, pra nga ndonjë institucionet shëndetësore si në Kosovë, e po ashtu edhe në Maqedoni?

Dr. Florin Ramadani: Familja ka qenë mbështetja morale më e madhja për të gjithë neve në të gjitha sferat, kurse vëllezërit e mi posaçërisht, Ing. PhD. Argjent Ramadani dhe Ing Kushtrim Ramadani.
Vëllai Argjenti, duke qenë në Zvicër edhe pse dy vite me i ri se unë, ka pas një kontribut të posaçëm për gjitha ato çka kam arritur unë. Nga institucionet e Kosovës apo të Maqedonisë, nuk kam pas asnjë mbështetje.

Kosova Info: Përpos që punoni në Wels të Austrisë, a keni patur ndonjë ofertë nga ndonjë Klinikë jo vetëm në Austri, por edhe nga ndonjë shtet tjetër?

Dr. Florin Ramadani: Sa i përket ofertave, unë kam pasur shumë oferta në Evropë dhe në ShBA, konkretisht në Boston, meqë, atje kemi një qendër trajnuese për Kirurgjinë e Gjurit, ku unë mbajë kurset, dhe aty kam pas një ofertë shumë të mirë, të cilën më shumë vështirësi e kam refuzuar, meqë ishte dëshira për të mbetur afër familjareve, me afër Maqedonisë, ku ende kam prindërit dhe vëllaun më familje, më afër Kosovës, gjë që më obligoj që ta refuzoj ofertën për punë në Boston të ShBA-ve.

Dr. Florin Ramadani: Mbajtja e suksesit më i vështirë se arritja e suksesitKosova Info: Sa ka qenë i vështirë depërtimi i juaj si shqiptar, deri këtu ku jeni sot?

Dr. Florin Ramadani: Depërtimi si shqiptar, por jo vetëm për shqiptarët, ka qenë shumë i vështirë, për arsye fillimisht të gjuhës, mandej të nostrifikimit, inkuadrimit në punë në një shtet më shumë disiplinë, rregull dhe respekt ndaj punës.

Por, duke i pas të gjitha këto virtyte edhe para se të vija në Austri, nuk e pata shumë të vështirë, meqë e doja punën dhe rregullin e të bërit punë profesionale.

 Kosova Info: Dr. Florin jetoni dhe punoni mes Welsit dhe Prishtinës, sa është e vështirë kjo, pasi që jeni shumë i kërkuar në të dyja vendet?

Dr. Florin Ramadani: Rrugëtimi im mes Welsit dhe Prishtinës, është vështirësuar tashmë më shumë, meqë aeroplani më është bërë si një shtëpi e dytë. Por, kjo nuk është e vetmja arsye, pasi që kam edhe shume udhëtime tjera të lidhura me kongrese, trajnime, edukime të vazhdueshme dhe punë në disa institucione akademike, siç është UShT-ja, në Tetovë, ku mbajë ligjëratën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, dhe po ashtu edhe në Universitetet të Rumanisë, Lituanisë, ShBA-së, Angli dhe në Indi. Megjithë këto angazhime, mund të them se jam bërë i padrejte ndaj familjes sime, pasi që pak apo gati hiq, nuk po kam kohë të kaloj me familjen time të mrekullueshme.

Kosova Info: A është më e vështirë arritja deri te suksesi, apo mbajtja e suksesit?

Dr. Florin Ramadani: Arritja e suksesit është e lehtë poqë se ke ambicie për sukses. Krahas vështirësive të gjitha harrohen, por mbajtja e suksesit është shumë e vështirë e posaçërisht në këto ditë, kur konkurrenca në botë është rritë dukshëm, ku duhet te jemi në përditësim të vazhdueshëm me të gjitha risit, e kjo kërkon punë të vazhdueshme profesionale, posaçërisht në atë akademike.

Kosova Info: A jeni i gatshëm të ktheheni përfundimisht dhe ta jepni kontributin tuaj, në Kosovë, nëse keni ofertë?

Dr. Florin Ramadani: Mbajtja e suksesit më i vështirë se arritja e suksesitDr. Florin Ramadan: Unë pak a shumë jam shumë prezent në Kosovë, por momentalisht vetëm në mjekësinë private, pra në Spitalin Amerikan, ku edhe jam shef i Departamentit të Ortopedisë, dhe jemi duke bërë një punë shumë të mirë. Për këtë arsye shumica e pacientëve shqiptarë më nuk kanë nevojë të endën nëpër rrugët e botës, pasi që shumë operacione i kryejmë në Prishtinë. Duhet përmendur edhe operacionet e xhudistës sonë brilante Majlinda Kelmendit, e po ashtu edhe të Nora Gjakovës.

Kurse, punën në Tetovë e bëjë në mënyrë vullnetare, dhe kam pas shumë sukses, pasi që me iniciativën time dhe me vete mjetet e mija financiare, disa studentë të dalluar kanë bërë përvojë të punës në Klinikë, në mënyrë të shkëlqyeshme.

Sa i përket kthimit tim definitiv për të kontribuar, unë edhe para shume kohësh i kam ofruar QKUK-se kontributin tim, posaçërisht në mbajtjen e ligjëratave, ushtrimeve dhe ngritjen e nivelit, por deri tani nuk kam pas ndonjë iniciativë konkrete. Natyrisht, jam shume i hapur dhe shumë i interesuar në këtë drejtim. Mund të them se shumë ortoped nga QKUK-ja, kanë qenë tek unë në trajnime në Austri.

Dr. Florin Ramadani: Mbajtja e suksesit më i vështirë se arritja e suksesitKosova Info: Cili është mesazhi juaj për të rinjtë shqiptar, për të cilët ëndrra e tyre është depërtimi tyre në arenën ndërkombëtare?

Dr. Florin Ramadani: Mesazhi im për të rinjtë të cilët dëshirojnë të depërtojnë në arenën ndërkombëtare, është respektimi i punës, zell në punë, dëshirë për të fituar dijeni, e mos të jetë për ata në rend të parë vetëm përfitimi material.

Asnjë njeri shumë i ditur nuk ka mbaruar si i pasur, por si i ditur. Kërkohet insistim dhe mos humbje durimi, pasi që suksesi nuk arrihet aq lehtë. Unë jam mjekë i lartë në Klinikë me titull zv. i parë i shefit të Departamentit të Traumatologjisë, udhëheqës i Ambulancës Specialistike të Kirurgjisë së Gjurit dhe Shputës.

Duhet të them se në Kirurgjinë e Gjurit dhe të Shputës, posaçërisht te Shputa Diabetike kam bërë edhe PhD.

Intervistoi: Lumturije BEKAJ

Kategoritë
IntervistaToplajm
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera