Lajme

Dortmund i bën ultimatium Aubameyang

Emri i Pierre- Emerick Aubameyang është më i lakuari për sa i përket sulmuesëve këtë merkato. Sulmuesi nga gaboni raportohet se kërkohet nga Milan dhe Chelsea por sipas administratorit të Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, asnjë ofertë nuk ka mbërritur në klub deri tani.

Ai i ka bërë të ditur sulmuesit se merkatoja shkon drejt mbylljes dhe klubi do ta presë vetëm pak ditë atë për të vendosur për të ardhmen.

Çmimi i golashënuesit më të mirë të Bundesligës për sezonin e kaluar është 80 milion euro, por Watzke thotë se do t’i pëlqente që gabonezi të qëndronte.

“Nuk kemi pasur ndonjë ofertë. Do të presim edhe pak ditë, jo më tepër. Personalisht do të doja që ai të qëndronte, por sigurisht që ka disa klube në këtë planet ku ai mund të fitojë më tepër” , tha Watzke për Welt am Sonntag.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*