Lajme

Dorëzimi i plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga 1 Tetori

Rimbursimi i kuponëve fiskal për qytetarët e Kosovës do të vazhdojë në formën e njëjtë. Kështu thanë zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se kjo formë do të ndryshojë, por nuk kanë specifikuar se kur,  dhe si do të jetë ky ndryshim. 

Administrata Tatimore e Kosovës konsideron se fushata për rimbursimin e kuponëve fiskalë ka përcjell mesazhin te çdo familje për qëllimin e fushatës së mbledhjes së kuponëve fiskalë.

Valentina Sefa-Bytyqi ka konfirmuar për Radio Kosovën se qytetarët do të rimburësohen në mënyrën e njëjtë siç ka qenë deri më tani.

Zëdhënësja Valentina Sefa thotë se kjo kampanjë ka dhënë efektet e veta edhe në procesin e fiskalizimit të bizneseve.

E kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha për Radio Kosovën se të gjitha mundësitë për t’i dalë në hak konsumatorit tatimor taksapagues, po dështojnë.

Sidoqoftë, zyrtarë të ATK-së konfirmojë se rimbursimi i kuponëve do të vazhdojë siç ka qenë, deri më momentin kur do të krijohet kapamaja  për rimbursimin e kuponëve.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM3/2016, fillon nga 1 Tetori.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike –Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 Tetor 2016 deri me 04 Nëntor 2016 deri me 4 Nëntor.

ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*