Lajme

Donjeta Gashi, artistja e re nga Kosova e cila ka filluar fuqishëm të hy në tregun e muzikës

Donjeta Gashi, një këngëtarë e re e cila jeton dhe punon në Gjermani, këto ditë ka lansuar edhe këngën e re “Unë ty Pranë” e cila është kënga e dyte për ketë vit dhe që të dyja janë publikuar me spote të kryera kryesisht në Kosovë.

Pas suksesit të këngës se parë , Donjeta thotë se është e kënaqur me fillimi e saj si këngëtarë dhe njëkohësisht ndihet shume e lumtur që si një artiste ere është shume e dashur për publikun. “Shume fansa të mi tanimë edhe me kanë uruar për këngën e dyte, duke e bëre me kuptimplote punën time si këngëtare e re” – thotë Donjeta, ndërsa paralajmëron që se shpejti do vazhdojë edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë në rrugën e saj drejtë suksesit.

Ajo në një interviste gjate pushimeve në Kosovë thotë se ka zgjedhur të këndoj me shume nga pasioni që ka për muzikën, por edhe te jap kontributin e saj për ta pasuruar edhe me tej artin shqip përtej kufijve të Kosovës, duke u treguar te rinjve dhe të rejave se pavarësisht ku jetojnë duhet të dine se janë shqiptare dhe të kontribuojnë për artin shqip.

Pas këngës “I Jemi” i cili i hapi rrugë në tregun e saj muzikor, kënga e dytë “Unë ty Pranë” është një projekt i shkëlqyer e cila që në ditën e pare ka marre vëmendje të veçantë nga publiku sidomos me stilin e saj. Ne i urojme suksese Donjetës dhe shpresojmë që këngët e saj të jenë në krye të top listave botërore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*