Kosova

Donika Gërvalla paralajmëron vrasësit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Vajza e patriotit, veprimtarit dhe poetit Jusuf Gërvalla, aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz, ka treguar në Facebook se si dy funksionarë të lartë të UDB-së serbe pritet të dënohen me burg të përjetshëm.

Sipas saj, gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Lartë të Mynihut, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Gjermani, ku për vrasje akuzohen dhe dënohen jo vetëm dorasit, por edhe ata që i urdhëruan vrasjet.

Postimi i plotë Donika Gërvalla Schwarz:

“Burgim të përjetshëm për funksionarët e lartë të UDB-së. Ky është dënimi që ka kërkuar sot prokurori i përgjithshëm federal në procesin gjyqësor kundër dy funksionarëve të lartë të UDB-së.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Lartë të Mynihut, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Gjermani, ku për vrasje akuzohen dhe dënohen jo vetëm dorasit, por edhe ata që i urdhëruan vrasjet.

Lëmshi po zgjidhet pak e nga pak.

I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane. Bashkëpunimi me organet hetuese për lehtësimin e hetimeve në Gjermani shpërblehet me një dënim dukshëm më të butë.

Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë veshë”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

Komentoni