Ekonomi

Dogana hap numrin për kontakt me të gjitha palët në procedura doganore

Nga sot të gjitha kompanitë të cilat janë në procedura doganore të ndryshme mund të thërrasin për të shprehur interesimin apo ndonjë vërejtje lidhur me lëndët e tyre në Doganën e Kosovës.

Njësia kompetente e doganës është e ngarkuar me detyrë që të pranoi të gjitha thirrjet dhe në të njëjtën kohë të ofroi sqarime dhe informata të nevojshme për këto procedura.

Numrat kontaktuese janë:

Telefoni: 038 540 856    

Orari i pranimit të thirrjeve është nga 08:00 deri në 18:00 nga e Hëna deri të Shtunën.

Dogana është e përkushtuar të lehtësoi edhe më tej procedurat e importit dhe eksportin, prandaj ftojmë bizneset që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i adresojnë përmes këtij numri. /KI/

Komentoni