Kosova

Dodik: Deklarata e Izetbegoviqit për Kosovën, benzin në zjarrë

Kryetari i SNSD, Millorad Dodik, ka ftuar përfaqësuesit serbë, të cilët punojnë në institucionet e përbashkëta të BeH të ndërprejnë punën për shkak të “kërcënimit me luftë” ndaj RS.

“Ftojmë partitë të përfaqësuara në Aleancë për ndryshime, që përbëjnë qeverisje në  institucione të përbashkëta të BeH, që të ndërpresin punën në këto institucione pa revokim dhe të kthehen në RS për konsultime”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e nënshkruar nga kryetarët e partive të SNSD, DNS e SP.

Tutje thuhet se “deklarata e anëtarit boshnjak të Kryesisë të BeH, Bakir Izetbegoviq, se me luftë mund të zgjedhim problemet e brendshme  në BeH, ka shkaktuar pasiguri në gjithë rajonin”.

“Deklarata e Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës është si të hedhësh benzin në zjarr, prandaj ka dëmtuar përpjekjet e Serbisë për paqe në rajon”, shtoi Dodik, transmeton RTK.

Komentoni