ShowBiz

‘Do martohem me shqiptare’, Loriku tregon si ia ndryshoi mendjen gruaja italiane (Foto)

Shumica prej nesh që e njohin dhe e adhurojnë Lorik Canën e dinë se sa patriot është ai. Kudo në çdo moment por edhe në trup të tij përmes tatuazheve, e ka treguar sesa e do Shqipërinë.

Kur Cana vendosi të bënte publike lidhjen e tij me arkitekten Monica, të gjithë u çuditën pasi ajo ishte italiane. Në intervista të ndryshme ai kishte deklaruar se gruaja e tij do të ishte pa dyshim shqiptare.

Po dashuria nuk njeh kombësi. Cana u dashurua me Monicën, u martuan dhe më pas bënë një super djalë të bukur Boikenin.

Në një intervistë së fundmi për “Wake Up” në Top Channel, Loriku nuk e kishte menduar kurrë që do martohej me Monicën. Ai madje i kishte thënë asaj që lidhja e tyre nuk do të zgjasë shumë pasi ai e kishte vendosur të martohej me shqiptare.

“Ne kemi bashkëjetuar disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”,-ka treguar Loriku.

Por Monica me qetësi, dhe pa u nxituar aspak ia arriti që të martohej me Lorikun, dhe t’i ndryshonte atij mendimin se do lidhte jetën vetëm me një shqiptare./Class/

Komentoni