Kosova

Djali i Otto von Habsburgut, e “xhelozon” Hashim Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Kongresin Panevropian në Vjenë, në panelin me presidentë të rajonit, ku është folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Presidenti i Lëvizjes Paneuropa në Austri, Karl von Habsburg, është shprehur i nderuar me pjesëmarrjen e presidentëve të rajonit, ndërsa ka shprehur “xhelozi” ndaj presidentit Thaçi.

“Jam shumë i lumtur që jeni me ne sot këtu në Kongresin Panevropian. Duhet të them që kam një lloj xhelozie ndaj jush. Ju keni pas privilegjin që në një ditë, më 17 shkurt 2008, si kryeministër të shpallni pavarësinë e shtetit tuaj. Këtë kënaqësi nuk e kam pas unë kurrë”, ka thënë von Habsburg, i cili është djali i njërit prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës, tashmë të ndjerit Otto von Habsburg.

Komentoni