Sport

Djali i kundërshtarit “sulmon” rivalin e babait (Video)

Të gjithë sytë do të jenë në Las Vegas  këtë fundjavë , pasi sfida e vitit ndërmjet Genadi Gogovkin  dhe Saul Alvarez do të jetë në qendër të vëmendjes. Saunders do të mbrojë titullin e tij të mesëm WBO kundër Willie Monroe Jr në Londër natën e së shtunës.

Kemi parë shpesh skena kur gjatë peshimit të boksierëve situata të dalë jashtë kontrollit mes rivalëve, por këtë herë ndodhi një incident  i  paparashikuar. Të premten, Saundersdhe së bashku me djalin e vogël dhe kundërshtari i tij teksa dolën përpara mediave, ishte djali britanik i cili tërhoqi vëmendjen. Djali 7-vjeçar i boksierit Billy Joe Saunders, ka goditur “nën brez” rivalin e babait të tij në momentin që dy boksierët do të peshoheshin.

Megjithatë, ky veprim i fëmijës vetëm 7 vjeç fatmirësisht nuk ka irrituar dy palët kundërshtare.

Komentoni