ShowBiz

DJ PM dhe Gramo F krijojnë atmosferë ‘të ndezur’ në koncert me këngë të vjetra

Vazhdojnë organizimet e eventeve të ndryshme në jetën e natës në kryeqytet.

Kësaj radhe në një nga mbrëmjet në “Duplex” të ftuar ishin DJ PM dhe Gramo F.

Ata kanë dhuruar një atmosferë të ngrohtë për publikun, i cili ishte i shumtë në numër.

Atmosfera përjetoi kulminacionin kur PM lëshoi këngë të vjetra, të cilat ngjallën ndjenjën e nostalgjisë tek të pranishmit.

DJ-të në fjalë tash e sa kohë e kanë preferuar që janë zgjedhja e duhur për një mbrëmjet plot ritëm dhe atmosferë.

Komentoni