Lajme

Dizajneri i Land Roverit u kërkon falje lopëve (Foto)

Gerry McGovern, që është dizajner i enterierëve në Land Rover, ka bërë një deklaratë të pazakontë ku u kërkon falje publike lopëve.

Me të bërë të ditur se Jaguri ri që do të lansohet nuk do të ketë lëkurë origjinale, ai ka shprehur keqardhje për kafshët që janë mbytur për t’ua marrë këtë pjesë të trupit, transmeton Telegrafi.

“Është e tmerrshme se sa shumë lopë kanë pësuar, që t’ju merret lëkura për ulëse, që ne të akomodohemi në këto hapësira”, ka thënë McGovern lidhur me rastin.

Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se ulëset e veturave nga ky prodhues britanik, do të mbuloheni nga leshi i përpunuar që do të jetë shumë më i shtrenjtë se materiali i mëparshëm.

Kjo ndodh pasi Tesla ka hequr në tërësi përdorimin e lëkurës, për shkak të mbrojtjes së kafshëve, derisa Bentley po e konsideron të njëjtën gjë.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*