Lajme

Dita ndërkombëtare e të shurdhërve: “Me gjuhën e shenjave unë jam i barabartë”

Me moton “Me gjuhën e shenjave, unë jam i barabartë”, në Kosovë është shënuar dita ndërkombëtare e personave të shurdhër në Kosovë. Qeveria e Kosovës theksoi se kësaj kategorie të qytetarëve të vendit t’iu plotësohen disa kushte dhe të hyjnë në funksion të drejtat e tyre.

Përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit të Kosovës, Habit Hajredini, e quajti të rëndësishme sfidat dhe hapat që do të ndërmarrim në këtë drejtim.

“Në momentin kur tani po diskutojmë dhe po e hapim këtë konferencë, ne jemi të vetëdijshëm për obligimet dhe punët që na presin por gjithsesi sot në këtë konferencë është për të përgëzuar punën e institucioneve, vet qytetarëve të shurdhërve dhe vet organizatave, në mënyrë të veçantë Shoqatën kosovare të të shurdhërve që ka pas një bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës për të jetësuar dhe për të hedhur në funksion zbatimin e politikave që përkojnë me të drejtat e këtyre qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Nga ana e tij kryetari i Shoqatës së të shurdhërve të Kosovës, Faton Parduzi, tha se motoja e kësaj dite ndërkombëtare është ajo e cila e bashkon komunitetin e të shurdhërve në mbarë botën.

“Me gjuhë të shenjave unë jam i barabartë”, kjo do të thotë se gjuha e shenjave është pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit të të shurdhërve”, tha ai.

Kurse kryetari i Forumit të Aftësisë së kufizuar në Kosovë, Bujar Kadriu, tha se çdo e arritur për personat e shurdhër duhet përshëndetur.

“E drejtë shumë elementare dhe thelbësore është komunikimi dhe qasja në informacione. Çdo qytetarë i cili ka pengesa apo sfidë të kuptoj apo të marrë informacione pa dyshim që është i izoluar, pa dyshim që është një sfidë dhe pa dyshim krijon varfëri dhe është e pamundur të ketë një integrim të mirëfilltë apo integrim i cili e bënë çdo person i rëndomtë apo çdo institucion i cili ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të qytetarëve të vet”, ka deklaruar ai. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*