Kosova

`Distancohuni nga deklaratat për zhdukjen e Izraelit`

Deklarata antisemite e kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica, i cili tha se “shteti i Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ka nxitur reagimet e Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova.Deklarata antisemite e kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica, i cili tha se “shteti i Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ka nxitur reagimet e Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova.

Kjo e fundit nëpërmjet një njoftimi ka shprehur shqetësimet e saja për gjuhën e urrejtjes të promovuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit Visar Korenica. Madje kanë kërkuar nga kreu i Vetëvendosjes që të distancohet nga deklaratat e Visar Korenicës.

“Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova e ndanë shqetësimin me shumë kosovar për gjuhën e urrejtjes të promovuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit z.Visar Korenica. Nxitja e gjuhës së urrejtjes për ne mbetet e papranueshme dhe rrezikon vlerat demokratike të Republikës së Kosovës, e cila në fondament të kushtetutës e promovon një shoqëri  shumë etnike dhe po ashtu e afirmon qartë edhe diversitetin kulturor e fetar”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova.

Kjo Bashkësi ka kërkuar nga kreu i Lëvizjës Vetëvendose që të distancohet nga gjuha e kandidadit të tyre për kryetar të komunës së Rahovecit, ndërkohë që besojnë se rasti i Korenicës paraqet një shembull të izoluar brenda Kosovës.

“Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për ndërtimin  e raporteve të mira të brendshme kulturore e fetare sikurse që dëshirojmë të besojmë se rasti i z.Korenica paraqet një shembull të izoluar. Për lirinë dhe demokracinë qe sot e ka Kosova kanë kontribuar shumë politikan Hebrej në administratat e presidenteve të ShBA-ve”, thuhet tutje në reagim.

Ndërkohë, Visar Korenica, më 29 korrik të këtij viti, ka shpërndarë një link nga gazeta “Haaretz”, në të cilën është dhënë lajmi se policia izraelite ka hedhur granata të gazit drejt masës myslimane në afërsi të një xhamie në Jerusalem. Në këtë postim, Korenica ka bërë një shkrim skandaloz, ku ka thënë se kombi izraelit herët a vonë do të zhduket nga bota.

“Qyqarë – Kombi juaj herët a vonë do të zhduket nga bota, ashtu siç ka ndodhur me të tjerët si ju”, ka shkruar Korenica më 29 korrik.

Komentoni