Kosova

Diskutohen projekte të përbashkëta Kosovë – Shqipëri

Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.

Në këtë takim, u diskutua për projektet e përbashkëta mese MMPH-së dhe Ministrive të linjës në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi i takimit ishte i koordinimi aktiviteteve para takimeve të u.d. Ministrit Shala me Ministrat e linjës të Republikës së Shqipërisë që do të zhvillohen gjate muajit tetor ku edhe do të nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim në shumë fushë më interes të përbashkët.

Komentoni