Lajme

Disa njerëz nuk e shohin lepurin në këtë foto, pse?

Një fondacion që dhuron kafshë ka publikuar një fotografi ku kërkonin familje për një lepur të humbur, por vëmendja shkon te dikush tjetër.

Pas postimit vërshuan komentet që kërkonin të adoptonin djalin që e mbante. Në fotografi dukej një djalë, që kishte pamjen e David Beckham për ti treguar të gjithëve lepurin.

“Harroje lepurin, djali duket në gjendje të mirë gjithashtu, mund të marr atë?”, ishte një ndër komentet e shumta.

28-vjecari Leon është mbikëqyrës në organizatën e bamirësisë dhe e bën këtë punë prej 18 vitesh.

Askush nuk e dinte që vëmendjen do e merrte ai, por nuk ngurroi ti kujtonte të gjithëve se postimi është për lepurin, jo për të.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*