Lajme

Dirigjenti Memli Kelmendi në Kroaci

Në takimet e 49-ta korale kroate që kësaj radhe mbahen në Rovinj të Kroacisë, në mesin e shumë koreve të njohura do të jetë kori “Hrvatsko pjevačko društvo -Slavulj“ nga Petrinje, ku në programin e tyre artistik dhe që ka karakter garues do të jetë edhe vepra e Memli Kelmendit “Agnus Dei, që do të dirigjohet nga dirigjenti i njohur Josip Degl’ Ivellio.  Në këtë festival do të jenë mbi 500 solistë dhe kore të njohura si:

Kulturno umjetničko društvo „Rudolf Rajter“, Ivanec
Djevojački zbor PHPD-a „Zora“, Karlovac
Hrvatsko pjevačko društvo „Kalnik“, Križevci
Mješoviti pjevački zbor „Emil Cossetto“, Zagreb
Djevojački zbor „Cantus ante omnia“, Zagreb
Mješoviti pjevački zbor KUEU-e „Kaj“, Zlatar Bistrica
Mješoviti zbor KUD-a „Graničar“, Garešnica
Mješoviti pjevački zbor KUD-a „Ban Josip Jelačić“, Zaprešić
Ženski zbor KUD-a „Učka“, Matulji
Hrvatsko pjevačko društvo „Slavulj“, Petrinja
Pjevački zbor „Josip Štolcer Slavenski“, Čakovec
 

–         Ndërkaq me 9 tetor 2016, në Bakar të Kroacisë në kuadër të koncertit recital të korit “Hrvatsko pjevačko društvo -Slavulj“ i cili dirigjohet nga maestro Josip Degl’ Ivellio dhe që mbahët në s.v “Andrej”, ku në këtë program do të ketë vepra nga kompozitorë të njohur botëror, ndërsa dirigjent musafir i kësaj mbrëmje do të jetë dirigjenti nga Kosova – Memli Kelmendi.

“Vërtetë ky është një emocion i veçantë ngase është kënaqësi, po ashtu edhe privilegj shumë i madh të dirigjosh një kor të tillë e aq më tepër në një shtet tjetër, duke e marrë parasysh se ky kor ka një traditë të vjetër të muzikës korale që nga viti 1864.” – tha Kelmendi. /KI/

Linku i programit në Rovinj:

http://www.hrsk.hr/index2.php?pIDm1=6&pIDm2=10&pIDm3=14&pToken=0215ff638ba92c5de4f42b362a560dc0f4adb29a

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*