Kosova

Diplomati amerikan në Nismë, kërkohet formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skender Reçica, kanë takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-ve në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-ve në Kosovë, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën.

Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Komentoni