ShowBiz

Diona, e lumtur dhe po e shijon suksesin

Diona Fona ka bërë një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka postuar në rrjetet sociale.

Kanë tërhequr vëmendje edhe përshkrimet që këngëtarja ka zgjedhur t’i shkruaj pranë fotografive.

Duket se ajo është përpjekur ta përshkruar atë që prezanton pamja e saj në secilin imazh.

Natyrisht se nuk ka munguar dukja e lumtur e Dionës, e cila në vitin që lamë pas ka bërë emër në skenën muzikore shqiptare.

Këngët si “Havera” e “Shootah” që janë punuar në studion RedBox Entertainment janë pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares.

Një nga projektet e saja më të fundit është “Shy” që u realizua nga producenti i hiteve, Big Bang.

Përveç këngëve të pëlqyera, Diona çmohet edhe për dukjen e saj.

Komentoni