Lajme

Diktatori, Vladimir Putin dhe rrezikimi i interesave të shqiptarëve në Ballkan?

Shkruan: Skënder MULLIQI

Evropa në këtë fillim shekull është duke u përballur më krizën globale ekonomike, dhe më aktet e ndryshme terroriste. Qendra e këtyre sulmeve të terroristëve u bë Franca e disa shtete tjera të Evropës. Pamjet e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm e tronditën botën demokratike. Në anën tjetër po shpërfaqën diktatorë të vegjël dhe të mëdhenj të cilët po e rrezikojnë paqen botërore njëjtë si terroristët. Zjarrit të luftës është duke i fyer diktatori rus, Vlladimir Putin. Aventurieri Putin jo vetëm që pushtojë Krimenë, por qytetin çeçen Grozni e rrafshoi më tokë, duke vrarë dhe masakruar njerëz të pafajshëm. Putini është duke shkuar rrugës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, e cili në aventurën pushtuese për Serbi të Madhe la të vdekur mijëra viktima civilë më rastin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Edhe Putini është duke tentuar ta kthej dominimin që kishte dikur mbi republikat e ish Bashkimit Sovjetik e më gjerë. Në luftën kundër ISIS-it në Siri, Putin u lëshua në gjahun kundër ‘shtrigave”, duke bombarduar caqet civile më ç’rast u vranë afër 10 mijë veta, në mesin e tyre kishin gjetur vdekjen edhe 1000 fëmijë. Regjimi barbarë i Putinit qytetin e Alepos e ka shndërruar në gërmadha. Shumë ekspertë ushtarakë amerikanë kishin adresuar kritika të rrepta kundër Putinit i cili luftën kundër organizatës terroriste ISIS-it dhe ndihmën ushtarake karshi diktatorit Asad, e kishte shfrytëzuar për bombardimin e caqeve civile. Presidenti amerikan, Barak Obama shpesh ka marre kritika të rrepta për “lëshimet” karshi regjimit të Putinit, i cili duke shprehur hegjemonin rusomadhe, kishte për qëllim që të faktorizohet si superfuqi botërore për ta qitur pikërisht Amerikën në planin e dytë. Nëse gjenocidin në Çeçeni, Putin e kishte fshehur pjesërisht, tashmë nuk e ka një mundësi të tillë, së po thuaj të gjitha ngjarjet dhe luftërat në botë po gjirohen drejtpërdrejtë me mjetet më moderne të komunikimit, dhe po transmetohen direkt në rrjete të ndryshme sociale. Duke bombarduar caqet gjoja të ISIS-it, bombahedhësit rus kishin bombarduar pa mëshirshëm edhe spitalet, duke krijuar pamje rrëqethëse të vrasjeve dhe masakrimit të shumë fëmijëve. Bota e civilizuar ishte dashur ta ndalon këtë njeri të krisur në synimet shfarosëse pushtuese. Bisedimet dhe çfarëdo synimi i burrështetasve botërore që të arrijnë paqen më diktatorin, Vladimir Putin do të shkojnë huq. Diktatorët e njohin vetëm gjuhën e forcës, siç u ndalë më forcë diktatori i vogël, Slobodan Millosheviqi. Putin do të mbetet krimineli i shekullit 21.Në kufi më Turqinë avionët ushtarak rus kishin bombarduar edhe kamionët e ndihmave humanitare të OKB-së, si hakmarrje kundër rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus i cili kishte shkelur kufirin ajror më Turqinë. Putin disa herë deri më sot bëri kërcënime karshi Kosovës, duke e krahasuar atë më Krimenë e aneksuar. Influenca politike e Rusisë në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Aleati natyror i Rusisë, Serbia i ka shtuar apetitet pushtuese karshi Kosovës, por edhe karshi Shqipërisë si synim i kamotshëm i daljes së përbashkët në det. Serbia po luan lojën më dy karta, të kartës gjoja Perëndimore sa për tu inkuadruar në BE, kurse në anën tjetër gjithmonë po koketon më Rusinë në planet e përbashkëta luftënxitëse pushtuese në rajon. Para disa ditësh për vizitë në Kremlin kishte shkuar ultranacionalisti, Millorad Dodik, për të gjetur përkrahje që “Republika Serpska” ta mbajë referendumin për shkëputje nga BH-ja. I yshtur sigurisht nga takimi që kishte më Putinin, Dodik edhe e mbajti referendumin, edhe pse gjykata më e lartë e BH-së paraprakisht e kishte shpallur atë si të pa ligjshëm. Pasojat e mbajtjes së këtij referendumi mbetet të shihen më vonë. Politika e përbashkët ruso-serbomadhe është duke vazhduar më tempo të pandalshme. Fill pas referendumit të serbëve në BH-në, Millosheviqi i vogël, Ivica Daqiq përseriti tezën shoviniste për ndarje të Kosovës, të cilën e kishte proklamuar ish presidenti serb, Boris Tadiq. Ai kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, dukë u bërë kjo përmes bisedimeve të ndërsjella midis Tiranën dhe Beogradit zyrtar. Faktori shqiptarë duhet të jetë unifikues, duke mos ra pre e politikave mashtruese të Serbisë karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Mos të shfrytëzohet pavarësia e Kosovës për shtimin e apetiteve të qarqeve shoviniste serbe për krijimin e Serbisë së Madhe. Pushtetet në Tiranë dhe në Kosovë nuk janë duke iu kundërvu politikave të tilla hegjemoniste serbosllave dhe ruse. Përçarja e faktorit politik shqiptarë, marrja më vetveten po i shkon për shtati shumë synimeve serbe për zgjerimin e territoreve si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve. Koketimet kaq të shpeshta të Edi Ramës më serbin, Vuqiq nga shumë kush më të drejtë po konsiderohet si takime të dëmshme, dhe si tendencë e Ramës për kthimin e ndikimit politik të Serbisë në rajon. Edi Rama duket së më shumë është ka e para pëlqen Lindjen së sa Perëndimin, dhe kjo tezë është shumë e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve. Takimet e shpeshta të këtyre dy liderëve shtetëror, po duken si në kohën e vëllazërim -bashkimit të Boro e Ramizit. Këto klasa politike në pushtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet tu lëshojnë vendin njerëzve të rinj kreativ dhe pa paragjykime ideologjike nga e kaluara e hidhur. Me këto struktura politike në pushtete ka mundësi që seriozisht të rrezikohen interesat e dy shteteve shqiptare në Ballkanin ende të trazuar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*