Kosova

Dikoviq: Kosova pengesë kryesore e Serbisë

Rreziku më i madh i sigurisë që i vije Serbisë është statusi i padefinuar i Kosovës, gjegjësisht shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, deklaroi shefi i ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq.

“Në Ballkan ekziston rreziku i provokimit të konfliktit”, shtoi ai, duke sqaruar se “është me rëndësi që Serbia ka në gjirin e saj njësi ushtarake që mund të intervenojnë shpejt në situata emergjente”, njoftojnë mediat serbe.

Më tej, gjenerali Dikoviq foli edhe për luftën kundër NATO-s, i cili shprehu habinë që po mund të flasë hapur dhe para audiencës së akademisë ushtarake serbe, duke menduar se e kaluara, sidomos lufta në Kosovë, të mbetej kapitull i harruar.

Ndër të tjera, ai foli edhe për betejën e Koshares, në Kosovë.

Komentoni