Lajme

Digjitalizohen platformat e institucioneve

Në ambientet e Hotel Sirius, u bë prezantimi i Platformës së parë Online të krijuar nga projekti Techstitution. Kjo platformë është zhvilluar në bashkëpunim me (ARKEP) Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës dhe ka për qëllim digjitalizimin e procedurave të aplikimit si dhe të raportimit nga Kompanitë Private që fillojnë operimin e komunikimeve elektronike në Kosovë. Deri më tash të gjitha procedurat të cilat janë kryer në këtë institucion janë bërë në mënyre fizike, dhe me ofrimin e kësaj platforme shumë procedura do të thjeshtësohen dhe të gjitha shërbimet do të mund të kryhen online. 

Në këtë prezantim morën pjesë anëtarë të shumtë nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, ku z. Kreshnik Gashi, Drejtor i Bordit të këtij institucioni foli për bashkëpunimin në mes të Techstitution dhe ARKEP. Ai tregoi se si kjo platformë është një risi për institucionin të cilin ai e drejton dhe se si kjo platformë do të lehtësoj procedura të shumta si për klientët e këtij institucioni ashtu edhe për stafin e ARKEP. Ai ndjehet krenarë për bashkëpunimin e mirëfilltë që ka pasur me anëtarët e Techstitution dhe ka treguar se si rezultatet finale kanë tejkaluar pritjet e tij, si për nga profesionalizmi i treguar nga Techstitution ashtu edhe për nga përfundimi i këtij projekti në kohë rekord.  

Në mesin e mysafirëve që ishin prezent në këtë ngjarje ishte edhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju i cili përveç që shprehi kënaqësinë që ka pasur për të përkrahur këtë iniciativë të Techstitution, ai tregoi edhe gatishmëri për të përkrahur edhe projekte të tjera të kësaj natyre, pasi që beson se digjitalizimi i procedurave institucionale është në të mire të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës. Zt. Mugaji falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë vikendeve të gjata për të krijuar këtë platformë. 

“Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale”. 

Gjatë këtij prezantimi u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë për pjesëmarrësit në këtë projekt. Përveç këtyre mirënjohjeve, zyrtarët e ARKEP bënë të ditur se dy prej pjesëmarrësve më të dalluar në këtë projekt do të fillojnë punën praktike në këtë institucion. 

Techstitution është një projekt i implementuar nga Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova dhe IPKO Foundation dhe është bërë i mundur nga financimi i UNICEF Innovations Lab dhe (ADA) Austrian Developement Agency. Qëllimi kryesorë i Techstitution është që të ofrojë mundësi të aftësimit të të rinjve, duke zhvilluar teknologji të cilat digjitalizojnë platformat institucionale. Ky projekt ka pasur 50 pjesëmarrës, të moshave nga 18-22 vjeç, nga qytete të ndryshme nga e gjithë Kosova. Trajnimet janë mbajtur në AUK(Universitetin Amerikane në Kosovë), dhe ju jemi shumë falënderues dhe mirënjohës për ofrimin e hapësirës shumë të përshtatshme për të punuar. 

Vizitoni faqen: http://techstitution.org/ si dhe platformën elektronike: http://aplikime.arkep-rks.org /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*