Lajme

Digjet Shkolla në Mitrovicë, zjarri është i përmasave të mëdha

Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

Motivet e zjarrit ende nuk dihen por mësohet se kulmi i shkollës tashmë është i përfshirë nga tymi dhe flakët.

Musa Dragaj drejtor i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës ka thënë për KALLXO.com se zjarri është përhapur nga një shtëpi prapa shkollës ndërsa viktima ose të lënduar nuk ka. Zjarri ende po vazhdon dhe është i përmasave të mëdha” ka thënë Dragaj.

Ai ka shtuar se zjarrfikës nga Skenderaj, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut kanë ardhë në ndihmë por zjarri është vështirë të lokalizohet.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*