Kosova

Diaspora, rol kyç në zhvillimin e Kosovës

Diaspora kosovare që është prezentë në shumë vende të botës ka rol të rëndësishëm të zhvillimin ekonomik të Kosovës, por për të qenë më efektive duhet të kemi politika më të mira për diasporën. Kështu ka deklaruar Micky Haxhiislami biznesmen në Japoni.

Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovës” në RTK sjell një frymë tjetër të diasporës nga Lindja e Largët.

Ai është kryetar i Shoqatës së Miqësisë Japoneze-Kosovare, ndërsa tha se roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës është shumë i rëndësishëm, edhe pse kërkon një qasje me proaktive në relacionet diasporë-vendlindje.

“Populli i Japonisë njihet me karakteristika të veçanta si: respekti, disiplina dhe këmbëngulësia”, tha ai. Haxhiislami bëri me dije se në biznes japonezët janë të vështirë.

“Në momentin që e arrijnë besimin, atëherë është krejt ndryshe”, tha ai, i cili është ndër kosovarët e rrallë që zhvillon aktivitetin në Tokio.

Komentoni