Lajme

Dialogu i Kosovës me Serbinë ka kuptim kur të përfundojë me njohje

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellët. Këto komente i ka bërë në Holandë, në një ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare. 

“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë mbajta një ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Gjatë vizitës në Holandë, Hoxhaj është takuar me homologun e tij, deputetë dhe biznese të këtij vendi, ku në fokus ka pasur liberalizimin e vizave.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*