Rajoni

Dhuna ndaj biznesmenit libanez, OMNIX tërhiqet

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë OMNIX njoftoi sot se biznesmeni libanez Fadi Mitri tërhiqet nga të gjitha investimet në Shqipëri.

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë OMNIX njoftoi sot se biznesmeni libanez Fadi Mitri tërhiqet nga të gjitha investimet në Shqipëri.

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër tij dhe familjes është shkak i këtij largimi njoftoi kompania në një deklaratë për mediat.

“Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma me të gjithë elementët e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, park ujor, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.” thuhet në reagimin zyrtar të OMNIX.

Ky projekt gjigant do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan, është shprehur përfaqësuesi zyrtar i kompanisë.

“Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta” referohet më tej në deklaratën zyrtare të largimit.

Përpjekjet e OMNIX për të investuar në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë nisur 8 vite më parë. Por vetëm në vitin 2013 kompania mundi të marrë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për zhvillimin e investimit. Por me rrotacionin politik të 2013 projekti u ngri. Vetëm tani, muajt e fundit qeveria Rama vendosi të hapë dritën jeshile për projektin duke miratuar edhe shpyllëzimin e zonës ku do të ndërtohej resorti.

Investimi i OMNIX ishte një ndër pesë projektet që fituan statusin e investimit strategjik

Rastet e dhunës janë bërë shkaktarë madhorë për largimin e investitorëve nga Shqipëria.

Kakomeja është padyshim një nga projektet më të përfolura në Shqipëri. Në fillim u mendua se do të ishte një projekt që do të mbante firmën e Club Med, por kompania u tërhoq nga investimi pak kohë më parë, për shkak të sagës në të cilën kaloi konflikti me banorët vendas për çështjet e pronësisë që shpesh herë u shoqërua me dhunë. /Monitor

Komentoni