Bota

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Alepo

Avionët luftarakë kanë kryer sulme të reja ajrore në Alepo, disa orë pasi Qeveria e Sirisë ka shpallur një ofensivë për rikthimin e qytetit nga rebelët.

Sipas aktivistëve, së paku 27 veta janë vrarë në sulme, edhe pse disa raporte thonë se numri i viktimave është më i lartë.

Aktivistët thanë se avionët sirianë dhe rusë kanë goditur pjesën lindore.

Qeveria u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin pozicionet e mbajtura nga rebelët.

Rusia nuk e ka konfirmuar përfshirjen e saj.

Bisedimet ShBA-Rusi për ringjalljen e armëpushimit të kolapsuar kanë mbaruar pa ndonjë përparim.

Rusia mbështet Qeverinë siriane, ndërsa ShBA opozitën.

Komentoni