Lajme

Dhelprat dhe opinionisti Driton Selmanaj

Shkruan: Bahri BIVOLAKU

“Çka hanë dhelprat? Gjithçka gjejnë. E kur nuk gjejnë asgjë? Atëherë hanë diçka tjetër.” Kështu thotë barsoleta, por që lidhet fare mirë me qëndrimet politike e publike të ca opinionistëve në Kosovë. A thua të jenë bërë si dhelprat në barsoletë? I tillë na u paraqitë i ashtuquajturi opinionist Driton Selmanaj tek Komiteti edhe pse ai “harron” se në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e karvanit të LDK-së në Prizren bashkë me strukturat drejtuese të degës. Sulmet e etiketimet e tija që shkojnë përtej kundërshtive e drejtë urrejtjes ndaj Presidentit të vendit, por dhe Partisë Demokratike të Kosovës, mbase t’i ketë me qëllim, pasi që gruaja e tij mund të ketë marrë ndonjë lëvdatë për burrin nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, duke e ditur se aty punon dhe nuk i dihet kjo punë e dhelpër mund t’i siguron ndonjë post të rëndësishëm në të ardhmen.

Sa i mjerë më dukej ky “opinionist” duke thënë se nuk e di se ç’pret Gjykata Speciale deri në fund të vitit për të filluar punën e vet. Madje, ai shkon edhe më lartë sa që i qeshej fytyra duke thënë se Presidenti Thaçi do të jetë njëri ndër të parët e arrestuar, pasi që njëra nga arsyet e themelimit të Gjykatës, është vet Presidenti Thaçi. Vërtetë mjerim i politikës t’i gëzohet shqiptari këtij akti e që nënkupton burgosjen e një shqiptari duke ditur se Gjykata Speciale është produkt i Dick Martit, e raporti i tij është produkt i librave të bardhë të hartuara në Beograd. Selmanaj vërtetë është njeriu që nuk di të buzëqeshë e rrjedhimisht nuk duhet të hapë dyqan idesh, është individi që interesohet vetëm për vetën e tij nga mëngjesi e deri në mbrëmje, duke thënë unë, unë dhe unë. Ky njeri, PDK-në e sheh si një parti të fshatarëve të zbritur nga mali në “shehër” dhe se të rinjtë e “shehrit” që hyjnë në këtë parti asimilohen pas tre muajsh, ose siç thotë ai i “aborton” sistemi. Vërtetë thënie e një dhelpre dinake me idenë bizare të një ndarje që nuk ka kuptim në shekullin në të cilin po jetojmë. Vërtetë ky i ashtuquajtur opinionist është malok në kokë e që jeton në kohën e gurit. Këtij njeriu vërtetë i mungon pozitivizmi. Ai sheh e gjykon jo si qytetar i këtij vendi që ka ecur nëpër të kaluarën e tij. Gjykon, sikur të ishte qytetar i një shteti që nuk do të doja t’ia përmendë emrin.

I nderuari “opinionist”, vërtetësia e të thënave tua shkon përtej gjuhës së një opinionisti, mendimi e komunikimi juaj është tërësisht politiko-partiak, por dhe si i tillë i dëmshëm për shoqërinë e demokracinë. Andaj, më mirë e keni që nga ajo pozitë e opinionistit të heshtni se e humbni të gjithë kredibilitetin. Mund të dilni zyrtarisht si një zyrtar i LDK-së, por edhe atje duhet të kurseheni nga fjalori që ju e përdorni.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*