KosovaToplajm

Deva: Qasja e lehtë te drogat rrit statistikat e përdoruesve

Kosovarët e kanë shumë më të lehtë qasjen në droga sesa qytetarët e shteteve të rajonit apo të Bashkimit Evropian. Sipas Edona Devës, menaxhere projektesh në përfaqësinë e Fondit Global në Kosovë, vetëm 28 për qind e qytetarëve e kanë të pamundur të gjejnë llojin e drogës kanabis.

Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit sa i përket përdorimit të drogave, por qasja e lehtë dhe mundësitë e mëdha për dispozicion të drogave mund të ndryshojnë këto statistika. Bazuar në një hulumtim të kryer nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varshmërive nga Drogat, Deva thotë se qasje të lehtë në droga kryesisht kanë grupmoshat e reja nga 15-20 vjeç, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo përqindje në dispozicion, sipas saj, nga aspekti i mbrojtjes së shëndetit publik duhet të shërbejë si alarm për të gjitha institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, që të strukturojnë, funksionalizojnë dhe fuqizojnë reagimin nacional multisektorial për parandalimin e drogave dhe përdorimit të tyre në vend.

Komentoni