Kosova

Detaje tjera nga vrasja e 16-vjeçarit në Prishtinë (Video, +18)

Një krim monstruoz ndodhi në kryeqytet. Një 16-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri nën deponinë ilegale afër tjegullores në Arbëri.

Në afërsi të shkollës “Qamil Batalli”, hetuesit po kërkojnë gjurmë.

Një banor i zonës që e gjeti Aulon Zekën thotë se në trupin e tij kishte shumë gjak.

Banorët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ata shprehen se aty dëgjojnë zhurmë të të rinjve për çka banorët kërkojnë që të mbyllet një rrogë qorre.

Komentoni