Lajme

Detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në fshatin Jahoc, kanë mbetur të vdekur dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 16. Korrik 2017 rreth orës 18: 55 minuta, Stacioni  Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.

Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri,  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

  1. P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar
  1. K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*