Lajme

Dështojnë përpjekjet e republikanëve për të zëvendësuar Obamacare

Përpjekjet e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, për të gjetur një zëvendësim për sistemin shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama, kanë dështuar.

Dy senatorë republikanë, Mike Lee dhe Jerry Moran, kanë kundërshtuar alternativën e propozuar të partisë së tyre, duke e bërë të pamundur kalimin e projektligjit në Senat, në formën e tanishme.

“Me keqardhje, por tani është e qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvendësuar menjëherë sistemin shëndetësor Obamacare, nuk do të jetë e suksesshme”, tha lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Të moderuarit e Partisë Republikane janë të shqetësuar për humbjen e votuesve që e pëlqejnë ligjin ekzistues.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pasur zëvendësimin e Obamacare premtim kyç në fushatë, edhe pse sistemi në fjalë ka zgjeruar sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë.

Obamacare ka përdorur të ardhurat e familjes, koston lokale të sigurimit shëndetësor dhe moshën për të përcaktuar ndihmën financiare.

Alternativa e propozuar e republikanëve përdor për bazë tatimet, që nisin të hiqen nga individët që fitojnë më shumë se 75 mijë dollarë në vit.

Me dy vota kundër, republiknaët që kanë 52 ulëse në Senatin 100-anëtarësh, e kanë të pamundur të kalojnë ligje.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*