Lajmet

Deri në pranverë, asfaltohet rruga dhe hapet vend kalimi Çakorr

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Mali i Zi. Por kjo e fundit ka bërë të ditur se  rruga Murin –  Çakor – Pejë do të jetë e gatshme deri në pranverën e ardhshme. Gjithashtu është planifikuar hapja e një pike të re kufitare drejt Kosovës. Rrugës e cila më 17 shtator 1925 e ka hapur mbreti serb Aleksandër, trafiku përsëri mund të zhvillohet para sezonës turistike verore, por para kësaj do të jetë e shtrirë në asfalt. Sipas të përditshmes Novosti transmetuar nga Kosova.info ka pasur turistë rrugës përmes  Çakorrit në Plav dhe në brigjet e liqenit të bukur, në vitet e ’60 të shekullit të kaluar ku kishte kolona të turistëve jo vetëm nga Kosova.  Këto ditë kanë filluar punët në asfaltimin e pjesës nga Murina deri në kthesat e  Çakorrit në gjatësi prej 10.5 km. “Vitin e ardhshëm do të asfaltohen 12 km rrugë deri në kufirin me Kosovë”, thotë kryebashkiaku i Plavës Skender Sharkinoviqi. Rruga do të jetë e gjërë katër metra, ndërsa punët do të kryhen sipas standardeve që vozitësve tu mundësojë ngasje të sigurt përmes maleve të bukura. Sharkinoviq thotë se nuk ka dyshim që me hapjen e sërishme të drejtimit rrugor do të ngjallen  bashkësit lokale Velika dhe Murino por edhe Plava dhe Gusia. “Kjo e mirë do të ndihet në tërë veriun, ndërsa afaristët nga tërë Mali i Zi do të kenë lidhjen më të shkurtë me Kosovë”, tha Sharkinoviqi, duke theksuar se hapja e kësaj rruge do ti ndihmojë zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit në rajonin e Plavës.

Mali i Zi në  Çakorr do të hap edhe pik kalimin e ri kufitar me Kosovë, thuhet nga burime të sigurta, Kalimi dhe atë së bashku me pushtetin e Kosovës, është kalimi i dytë i përbashkët në Mali i Zi (i pari është bregu i trashë me Kroacinë), dhe do të hapet në  Çakorr në rrugën Murino-Pejë në vendin Beluha, dic nën vijës së tashme të kuqe në mes Mali i Zi dhe Kosovës.

“Nga qeveria janë ndarë mjetet edhe për hapjen e kalimit kufitar në  Çakorr. Kemi njohuri se edhe në anën e Kosovës ekziston interesimi për atë projekt”, thotë Sharkinoviqi. “Konsideroj se me hapjen e kësaj rruge do të ndihmonte kthimin më të shpejtë të zhvendosurve nga Kosova kun ë Plavë ka mjaft por edhe lidhjen e shkurtë me Serbin Jugore, Maqedonin dhe me atë pjesë të Evropës.

Sharkinoviq thotë se ndërtimi i rrugës moderne edhe ate me tunel përmes  Çakorrit, në këtë drejtim rrugor, që është në funksion “kushedi kur” ka hyrë në dy vitet e para në Planin hapësinor të miratuar të Mali i Zi. Rruga për në  Çakorr,  ka pasur lidhjet e zhvilluara eknonomike dhe private me Kosovë. /KI/

Komentoni