Lajme

Deri kurë do të fshihemi pas petkut të luftës

Shkruan: Islam KRASNIQI

Ende vdesin çlirimtaret nga plagët e lirisë, si pasoj e mungesës së mjeteve për shërimin e plagëve të luftës, e klasa politike e milionerëve le t’i ndjekin epshet dhe dëshirat e saj, së një ditë djersa e popullit dhe haku i çlirimtarëve do ju mbetët në fyt, s’do të mund të fshiheni gjithmonë mbas vlerave të luftës, mbas vlerave të atyre që luftuan, mbas gjakut të dëshmorëve, po mos harroni së ka filluar të ju zhveshët ky petk që pas ti fshihet fytyra e djallit, me të cilën ju jetoni.

Thirren ne vlera të luftës, thirren në kontributin e rrejshëm, të cilin kurrë nuk e patën, për të plaçkitur edhe me shumë, ku xhirollogaritë e tyre janë mbushur e stërmbushur përplot me para. Kur dikush u zënë bishtin thonë ne kemi luftuar, a e di ku jemi kanë, e ku jemi tash, kemi dal nga lufta, jemi shtet i ri, nuk vinë gjitha të mirat për një herë. E vërteta është së para lufte kemi qenë nenë regjimin famëkeq të Millosheviqit, me friken se apo vdesim sot apo nesër, po standardi jetës ka qenë më i mirë.
ve
Nuk mund të fshihemi pas petkut të luftës, së lufta po i benë gati 20 vjet që ka përfunduar, dhe ju nuk ishit ata që luftuat sepse shiu as bora asnjë herë nuk ju gjeti në betejat e lirisë, delli asnjëherë nuk ju gjeti nëpër istikame, aty ku qëndroni Çlirimtarët, por ju gjeti të pjekur nëpër bregdete, e hotele nga anembanë botës.

Si do të arsyetoni ju ndërprerjen e pensioneve të veteranëve të luftës, të atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë, Me cilën fytyrë do ju kërkoni votën, këtyre hallegjinjve, së vetëm në kohë zgjedhjeve ju trokitni në dyert e tyre, si do i arsyetoni që ju ndalet kafshatën e gojës fëmijëve të tyre, sepse arsyetimi së janë fyer dhe keqpërdorur listat e veteranëve të luftës ka cofur, nuk e argumenton së komisioni qeverisës i ka bërë këto lista dhe jo veteranët.

Kjo qeveri duhet që t’i thërras mendjes dhe ti lerë punët e pista, populli po vuan si pasoj e veprave të tyre, nëse nuk kanë ndo një opsion me të mirë, duhet ti lirojë institucionet që të vjen dikush që ka ndërgjegje njerëzore.

Kjo qeveri ka harruar çlirimtaret, ka harruar të siguroj mjete për pensionet e tyre, e merret me fuqizimin dhe legalizimin e vendimeve jo legale dhe anti njerëzore të kasapit të Ballkanit Milloshoviqit, i cili u mundua që ta zhduk popullin shqiptar të Ballkanit.

Kjo klasë politike kur do ti ndal hajgaret me çlirimtarët, kur do t’i lerë trupësit e saj që të hakmerret ndaj atyre që i dhanë gjymtyrët e trupit të tyre për këtë ditë, e të ju thuash s’ka mjetë për pensionin tuaj së jeni bërë shumë. Turpi i qeveris qëndron mbi atë së si kanë mbetur të gjithë këta çlirimtar të pa punë ende tash e 17 vite, gjersa në Veri të Kosovës paguhen qindra mira kriminel të Serbisë të cilët çdo ditë e shprehin urrejtjen ndaj shtetit të Kosovës, ndaj shqiptarëve me vepra dhe fjalë, e këta njerëz bahen të shurdhër dhe verbër karshi tyre duke i paguar me miliona nga buxheti i Shtetit, që Serbia ta mbaj nën kontroll atë pjesë vetëm e vetëm e vetëm bizneset e nëntokës të funksionojnë pa problem!.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*