Lajme

Dërguti mbron akuzat ndaj komunës në lidhje me banesat në “Dardani”

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka hedhur poshtë akuzat që deputetët e pozitës kanë drejtuar ndaj komunës së Prishtinës në lidhje me dëbimin e qytetarëve nga banesat në lagjen “Dardania”.

Dërguti tha se gjykata ka vendosur në favor të Ndërmarrjes Banesore dhe Komuna e Prishtinës nuk e ka zbatuar atë vendim.

“Unë jam takuar me banorët e banesave u kam thënë se komuna nuk mund të bëjë asgjë. Këto banesa nuk janë në pronësi të komunës. Komuna e Prishtinës ka obligim të ndihmojë me asistencë sociale për ata që kanë nevojë. Shumica e palëve kanë kërku me i ble banesat, pra ata nuk qenkan raste sociale. Ka uzurpime klasike, qira mbi qira ka raste të tilla. Uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë. Duhet të jemi të barabartë në trajtimin e qytetarëve dhe t’i ndajmë përgjegjësinë. Është adresë e gabuar Komuna e Prishtinës”, tha Dërguti.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*