Kosova

Deputetja Kadriajaj mbështet protestën e specializantëve të mjekësisë

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj e ka vlerësuar si plotësisht të drejtë protestën e sotme të specializantëve të mjekësisë. Ajo vlerëson se në këtë proces, sikur edhe në të gjitha tjerat më përpara, kanë ndodhur lëshime. 

Në një postim në Facebook, Kadrijaj ka shkruar se nga konkursi i fundit për pranimin e specializantëve, kanë përfituar vetëm fëmijë dhe të afërm të Komisionit dhe kjo, sipas saj, është e papranueshme.

Më poshtë postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:

Në ketë procesë, sikur edhe në të gjitha të tjerat më përpara, kanë ndodhur lëshime.

Nga konkursi i fundit për pranimin e specializantëve, kanë përfituar vetëm fëmijë dhe të afërm të anëtarëve të komisionit, kjo është e papranueshme.

Menyra se si po pranohen specializantët është arsyeja me e madhe pse këta të rinjë po zhgënjehën në këto profesione që janë themel për një shtet të shëndoshë.

 Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë që të mos luajnë me ketë kategori te të rinjëve tonë por t’u bëhët zgjidhje e të kenë mundësi të realizojnë veten në profeisonin që e kanë përzgjedhur.

Çështje tjetër që vazhdon të mos zgjidhet është edhe mos pagesa e specializantëve edhe përkundër shumë premtimeve e deklaratave se nuk do të kenë probleme për pagesën e tyre.

Me një fjalë, qeveria po vazhdon lojën përballë mjekëve të rinjë të cilët kanë shumë entuziazëm në profesionin e vet, por që qeveria me veprimet e saj po i zhgënjen deri në ikje nga vendi.

Qeveria e Kosovës, në vend që me punu për rritjen e përformancës dhe rikthimin e besimit në dikasterin e shëndetësisë, me veprimet e veta po vazhdonë të degradoj ketë sektor jetik për shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve, qasje të tillë degraduese e fyese kjo qeveri ka ndaj secilës kategori të shoqërisë në Kosovë.

Komentoni