Opinion

Deputetët me një shtator janë para një sprove historike

Shkruan: Skënder MULLIQI

Në protestën e të shtunës në Pejë, kundër Demarkacionit të versionit pushtetarë isha i pranishëm edhe unë. Sidomos në shkrimet e mia të fundit autoriale pata vu në spikamë së nevojitet një angazhim shumë më I madh i të gjitha forcave politike, shoqatave, shoqërive civile, por para së gjithash një angazhim shumë më madh i popullit, kur bëhet fjalë për çështje kruciale të shtetit siç është edhe çështja e Demarkacionit. Në protestën e mbajtur në Pejë e cila ishte masovike, duket së reagimet e zëshme të publicistëve, analistëve politikë, opozitës në sensibilizimin më të madh të opinionit publik lidhur më demarkacionin por edhe më gjendjen përgjithshme jo të mirë, kanë filluar të japin frytin e vet të madh. Pjesëmarrja e një spektri të gjerë politik dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve ka ngjallur shpresat për një vetëdijësim qytetarë kur behët fjalë për çështje kapitale siç është edhe shënimi i vijës kufitare më Malin e Zi. Pa dyshim së një meritë e veçantë lidhur më sensibilizimin e opinionit e gjerë publik i takon ish kryetarit të komunës së Pejës, Ali Lajqit. Ai ndër të tjera në këtë tubim protestues i bëri më dije strukturat më të larta të shtetit se duhet të bëjnë shumë kujdes më kufijtë shtetëror. Kërkojë nga deputetet që më një shtator mos ta votojnë versionin zyrtar për demarkacionin, së Kosova humbë mijëra hektarë tokë, dhe së ratifikimi eventual mund të ndikojë në eskalimin e situatës politike dhe situatës në përgjithësi. Kjo ishte dashur të merret seriozisht nga kuvendaret e Parlamentit të Kosovës, të cilët janë para një sprove të re historike. Porosia që doli nga ky tubim protestues është sigurisht edhe zëri i shumicës së qytetarëve të Kosovës. E thash edhe më lartë së mua shumë më mbushi më optimizëm së populli ka filluar më reaguar më fuqishëm karshi punëve jo të mira që po i bën kasta politike në pushtet. Pjesëmarrja më masovike në tubimin kundër ratifikimit të demarkacionit në një formë apo tjetër ishte edhe shprehje e pa kënaqësisë së qytetarëve karshi situatës së eskaluar politike që shumë kohë, dhe pakënaqësive karshi jetës së keqe të cilën po e bëjnë, pa e qitur për asnjë moment në plan të dytë Demarkacionin. Ky mobilizim qytetarë duhet të vazhdojë në të gjithë qytetet e Kosovës, sepse në pyetje nuk është vetëm marrja e tokave të rugovasve të cilët historikisht i mbrojtën më dinjitetin më të madh tokat shqiptare, por është në interesin e përgjithshëm. Nuk është e lejueshme dhe as e justifikueshme siç po i dëgjojmë disa duke e marrë Demarkacionin si çështje vetëm e rugovasve, apo si çështje vetëm të Rrafshit të Dukagjinit. Kjo ndarje në baza krahinore kur bëhet fjalë për territorin e Kosovës, është një tezë tepër e rrezikshme. Bukur shumë kur jemi këtu është instaluar logjika e keqe jo e pa qëllimtë, unë do të thosha edhe antikombëtare, e ndarjes mbi bazat rajonale për gjithçka që po bëhet fjalë. Është shumë e dëmshme të mendohet së nëse cenohet një pjesë e vendit në veri, jug, lindje apo perëndim të Kosovës, të lidhet apo të mbetet si interes vetëm i trevës së caktuar. Duket së një pjesë e madhe e spektrit tanë politik, e veçmas e atij pushtetarë është instaluar një logjikë e tillë, e cila nëse pretendon të përgjithësohet do të bëhet shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fatin tonë si shtet. Kjo do të shkonte direkt në favorin e hegjemonisë serbosllave dhe të hegjemonisë ruse. Këta në krye të shtetit e kanë humbur rrugën në oborr. E kanë humbur rrugën në oborr së lakmia pas të mirave materiale dhe pas pushtetit absolut ua ka errësuar sytë dhe mendjen. Këta janë bërë të dëgjueshmit e faktorit ndërkombëtar pa as një mbulesë, së ata ua kanë zënë sigurisht “bishtin” më derë për keqpërdorime, malverzime dhe për afera të ndryshme kriminale. Edhe disa zyrtarë të shteteve mike si ambasadori i Anglisë në Kosovë e tha në një intervistë, së problemet e brendshme duhet ti zgjedhim na vet. Për çdo dështim politik por edhe dështime të natyrave të tjera, kasta politike në pushtet, po thirrët së kështu kanë kërkuar miqtë tanë ndërkombëtar e broçkulla të tjera që iu ka dal krejt boja. Të shpresojmë së Demarkacioni do të jetë shthurja e parë fatlume për këtë shtet të kapur nga këta njerëz hileqarë e grabitqarë, të cilët janë bërë të dëmshëm për proceset demokratike, janë bërë të dëmshëm për shtetin e Kosovës dhe janë bërë të dëmshëm për të ardhmen tonë.

Komentoni