Kosova

Deputetët e LDK-së takojnë presidentin slloven, flasin për sfidat e Kosovës

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i Grupit, Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtetndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Komentoni