Kosova

Deputetët e Kuvendit të Kosovës takime në Bruksel

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, i shoqëruar nga deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë takuar në Bruksel raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Gjatë takimeve të ndara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet duhet të përmbushin obligimet e marra në luftën kundër dukurive negative, në mënyrë që vendi të ecë më shpejt në integrimet euro atlantike. /KI/

Komentoni