Bota

Deputetet amerikane protestojnë kundër kodit të veshjes

Deputetet amerikane kanë protestuar kundër kodit të ri të veshjes në Kongres dhe institucione të reja shtetërore duke thënë se jetojnë në vitin 2017 dhe jo më 1817.

Ky është viti 2017 dhe jo 1817.

Me këtë moto, një grup deputetesh amerikane protestuan për të mbrojtur të drejtën e të qenurit të pranishme në kongres me krahët e zbuluar. Shumë prej tyre u është tërhequr vëmendja pasi veshja e tyre shkel rregullat e vjetra të cilat nuk aplikohen më.

Dhe për këtë arsye ato kërkojnë një rregullore të re.

Lucille Roybal-Allard në profilin e saj në twitter publikoi një fotografi nga protesta ku deputetet femra janë në këmbë në shkallë në një foto grupi dhe tregojnë krahët e zhveshur.

Edhe Nancy Pelosi, e cila ka qenë e vetmja grua që ka drejtuar kongresin në historinë e vendit, ka shkruar në profilin e saj twitter se rregullat e vjetra duhet të rishihen sa më parë.

Kodi i veshjes ndalon ndër të tjera dhe krah ët e zhveshur për meshkujt apo veshje pa një xhaketë, si dhe këpucët e hapura apo atletet.

Shumë deputete amerikane janë ankuar se i është hequr vërejtje për veshjen e tyre, ndërsa për të njëjtën arsye disa gazetare nuk janë lejuar të hyjnë në zonën ku mediat takohen me politikanët.

Menaxhimi i rregullave i është dhënë në dorëzim ekipit të sigurisë në Kongres nën mbikëqyrjen e kryetarit të kongresit Paul Ryan. Pikërisht ky i fundit ka deklaruar se rregullorja duhet modernizuar por gjithsesi veshja në këto institucione duhet të mbetet e përshtatshme.

Komentoni