Bota

Demonstrimi i parë ajror publik në Korenë e Veriut, pavarësisht sanksioneve

Vetëm disa javë pas testit të pestë bërthamor, Koreja e Veriut organizon këtë fundjavë shfaqjen e parë ajrore publike, civile dhe ushtarake pavarësisht sanksioneve të rënda ndërkombëtare që konsiderohen mjaft negative për vendin.

“Wonsan Air Festival International Friendship” (Festivali ndërkombëtar miqësor ajror në Wonsan) do të zgjasë dy ditë. Ai u organizua në aeroportin Kalma, një ish-aerodrom ushtarak i rinovuar vitin e fundit për të favorizuar turizmin në qytetin portual në Wonsan (lindje).

Spektakli nisi me një demonstrim ajror të një helikopteri ushtarak amerikan, një Hughes MD-500 – një prej kontingjentit të avionëve të blerë në vitet 1980 nga Pheniani nëpërmjet një vendi të tretë në formë kundërpërgjigje të politikave kufizuese amerikane për eksportet drejt Koresë së Veriut, një prej diktaturave më të padepërtueshme në botë.

Komentoni