Lajme

Demokracia është formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike

Shkruan: Skënder MULLIQI

Vitet e tetëdhjeta shënojnë fillimin e ndërrimeve dramatike në Evropën Lindore. Filluan lëvizjet historike kah demokracia. Shteti i Polonisë dhe polakët ishin të parët që thyen mitin e sistemit diktatorial komunist në Evropë. Çfarë është demokracia? Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën qytetarët marrin vendime politike të mbështetura mbi pushtetin e shumicës. Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin vendime – quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe, mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh grupe të vogla. Këtu e përmenda vetëm një detal në zbërthimin e nocionit të gjerë të demokracisë. Këtyre ditëve u shënua Dita e Demokracisë në Kosovë. Pamë së si Kadri Veseli ua kishte hapur dyert e kuvendit shkollarëve tanë më rastin e kësaj date. Fëmijët si fëmijët ishin gëzuar së vizituan kuvendin dhe u ulën për disa qaste në ulëset e kuvendarëve tanë. Kjo që shikuam ishte një episode që zgjati shumë shkurtër dhe që nuk donë të thotë ama bash asgjë kur bëhet fjalë për nivelin e demokracinë. Kurrë nuk u organizua nga askush ndonjë tubim në shkolla dhe në fakultete që të rinjve tanë tu shpjegohet në mënyre të detajuar së çfarë është Demokracia. Jam i sigurt së për nocionin e Demokracisë kanë njohuri ata të cilët i studiojnë shkencat politike, ato juridike së të tjerët pak kanë njohuri për nocionin – demokraci. Për nocionin së çka është Demokracia shumë pak dinë edhe vet kuvendarët. Nocioni demokraci nuk kufizohet vetëm në atë që të shprehësh lirshëm. Kjo të cilën po e ndërtojmë është larg të qenit demokraci e mirëfilltë. Nuk ndërtohet demokracia më njerëz të logjikës së trashëguar autokratike. Të na flasin këta njerëz të cilët u sillën dhe u pështillen në krye të institucioneve tona të shtetit gjatë këtyre viteve është absurditeti më i madh. Demokracia nuk është anarki. Demokracia nuk thotë që kush të qohet më sabah të benë bismilah më vjedhë shtetin dhe popullin e vet. Demokracia nuk nënkupton shtet për vete, jaranë e miq, siç e preferuan këtë punë kastat politike të pas luftës, e veçmas pas shpalljes së pavarësisë. Me fjalën “demokraci” shërbehen dendur qeveritë, të cilat nuk janë fare demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtrojnë tërë pushtetin, më qëllim që të mbetet në pushtet për shumë vite,, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit të pushtetit e kanë zgjedhur elitat politike në Kosovës dhe në Shqipëri. Çështje më rëndësi, për të cilën duhet mbajtur mend, është se, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Është formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike. Demokracia në shtetet tona ka mbetur më shumë e formës statike. Ndoshta edhe më keq, së këta, që e kanë futur në dorë pushtetin janë do njerëz, të cilët kanë mbetur më njërën këmbë në sistemin komunist, e më tjetrën këmbë në sistemin kapitalist. Kjo është edhe më e keqe së sa ti takonin komplet njërit tabor apo taborit tjetër politikë. Ky farë konglomerati politikë është duke e gërryer demokracinë nga brenda. Është fatkeqësi për një komb i cili ende po e lejon këtë konglomerat të mbrapsht politikë që ti udhëheqë. Në shoqërinë demokratike, qeveritë janë një prej shumë institucioneve, të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist. Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpiktë janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit. Këta njerëz në krye të Kosovës dhe në krye të Shqipërisë janë ngritur mbi ligjin që automatikisht bie ndesh më përkufizimet e demokracisë. Prandaj, si thotë populli marrja i çojnë këto kasta politike në pushtete të na mbajnë nasihate për demokracinë. Me demokraci e kanë plotë gojën, por veprimet e tyre prej drogagjinjve, manipulantëve, kriminelëve, të korruptuarve, e shumë marifete të tjera, janë fakte që flasin krejt ndryshe. Edhe shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin e ulët të demokracisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kanë vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të mediave elektronike dhe të shkruara e shumë të meta të tjera në sisteme. Demokracia nuk ka mundësi të avancohet më këto garnitura udhëheqëse në krye të Kosovës dhe në krye të Shqipërisë. Këta po e përdorin –keqpërdorin Demokracinë për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë. Këta politikanë të cilët më shumë po duken si politikanucë në pushtet nuk e kuptojmë dhe as që dëshirojnë ta kuptojnë, së Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike mënjanojnë padrejtësitë dhe garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*