Kosova

Demi: Haradinaj beson se mund të shkelë çdo ligj dhe të mos japë llogari

Kontradiktore, me arsyetime po aq shqetësuese, i ka cilësuar Agron Demi vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj në katër muajt e parë qeverisës.

Analisti i politikave në Institutin GAP, këtë e bazon në përgjigjet e kryeministrit duke thënë: “m’u ka tek”, “nuk është bërë nami”, “nuk mund të pres procedurat”- kur është pyetur për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit; vendimin për të ndarë 290 mijë euro për familjarët e pjesëmarrësve në konfliktin e Kumanovës; gjuajtjen me armë nga një vartës i tij…

Sipas Demit, kjo qasje dëshmon për besimin e Haradinajt se ai mund të shkelë çdo ligj dhe të mos japë llogari, ngase nuk ka guxim askush ta marrë atë në përgjegjësi. Për më tepër, siç ka thënë Demi, është shqetësuese që edhe vartësit e tij e arsyetojnë këtë qasje si një qasje të një kryeministri “jokonvencional” dhe nuk shohin asgjë të keqe në veprimet dhe sjelljet e tij.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Demi nuk sheh asnjë ndërlidhje në mes të premtimeve dhe programit qeverisës, as në letër e as në punën që është bërë në këta katër muaj. Edhe në aspektin e politikës së jashtme, sipas ish-drejtorit të GAP-it për gjatë vjet, Qeveria Haradinaj është një ndër qeveritë më të izoluara. /koha/

Komentoni