Sport

Demhasaj vazhdon të mahnitë në Zvicër

Shkëlqim Demhasaj nuk di të ndalet tani duke shënuar gola me fanellën e Luzernit.

Pasi ka shpëtuar dy herë nga humbja në kampionat Luzernin me golat e tij, kosovari ka shënuar edhe në Kupën e Zvicrës.

Talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova ka fituar edhe vendin në formacionin bazë dhe për këtë e ka shpaguar vetën me gola.

Luzerni arriti të triumfoi në udhëtim tek Servette me rezultat minimal 0-1 falë golit të shënuar nga Demhasaj.

Deçanasi golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi në minutën e 61-të të ndeshjes.

Duhet theksuar se në këtë takim për skuadrën e madhe zvicerane luajti gjatë tërë ndeshjes edhe lideri i tyre, Hekuran Kryeziu që mori notë jashtëzakonisht të lartë.

Për 21-vjeçarin goli ndaj Servettes ishte i treti me fanellën e Luzernit këtë edicion, pasi dy i ka shënuar në kampionat.

Me vetëm 225 minuta të zhvilluara, Demhasaj ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tek një tjetër, duke marrë edhe një nofkë të re në Zvicër, ‘Mbreti i golit’.

Komentoni