Lajme

Demaçi e uron fituesin e Nobelit, pret të fitojë vitin e ardhshëm

Veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Paqe, por kjo nuk e ka mërzitur atë.

Çmimin më të rëndësishëm në këtë fushë arriti ta fitojë presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, për marrëveshjen e paqes me rebelët e FARC-it – marrëveshje kjo e arritur pas katër viteve negociata.

Demaçi në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën menjëherë pas shpalljes së fituesit ka thënë se Manuel Santos e meriton çmimin dhe pohoi se një personalitet i tillë ia vlen ta ketë Nobelin.

Njeriu që ka mbajtur 28 vjet burg në luftën e tij për çlirim e pavarësim të shqiptarëve të Kosovës tha se fakti që nuk fitoi nuk e mërzitë aspak.

Madje Demaçi gjatë tërë kohës është parë i buzëqeshur – edhe pas shpalljes së çmimit.

Ai ka thënë se vitin tjetër do të punojnë më shumë në aspektin e lobimit dhe se presin fitore në 2017.

Kosova ka shans të fitojë Nobel të enjten e ardhshme më 13 tetor, pasi që Akademik Rexhep Qosja është i dominuar në Fushën e Letërsisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*