Kosova

Deliu thumbon Ahmetin për qeverisjen në komunën e Prishtinës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se zgjedhjet lokale do të dëshmojnë se fuqia e partisë së saj nu ka humbur. Ajo ndjehet e dekurajuar nga qeverisja e Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës.

“Jam dekurajuar, punësimet që kanë ndodhur në komunë dhe mënyrën si është qeverisur brenda komunës së Prishtinës. Mbetet të shihet në këto zgjedhje. Kemi besuar shumë në kryetarin Ahmeti, por këto zgjedhje do të dëshmojnë qartë se ku do të pozicionohet kjo parti politike”, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e VV-së rreth krijimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Deliu ka thënë se mënyra se si  VV po i qaset politikës vështirë që do jetë premtues për gjeneratat e veta.

“Edhe kjo parti do e ketë të vështirë ta bëjë Qeverinë e vetme”, ka thënë ajo. /KI/

Komentoni